Loading…

Një 12 vjeçare nga Podujeva gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

  • 21/05/2017 | 09:09

Një 12 vjeçare nga Podujeva gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

Mbrëmë rreth orës 19:08 minuta në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një vajzë 12 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë Antigona Çitaku e cila tha policia ka pranuar një informatë mbrëmë, rreth orës 19:08 minuta se në emergjencën në Podujevë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete.

”Po dyshohet se rreth orës 19:08 minuta  policia e ka marrë informatën që në emergjencë është një vajzë 12 vjecare që është pa shenja jete. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë rastin është duke e trajtuar policia e Kosovë. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë”, tha Çitaku.

Llapi.info ka provuar të marrë një përgjigje nga emergjenca në Podujevë por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë