Është gjetur një person i vdekur mëngjesin e së enjtes në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për vdekjen e 34-vjeçarit e ka komentuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”.
“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’./gazetametro.net