Loading…

Një 35 vjeçar plagoset me armë në Deçan

  • 23/11/2016 | 12:08

Një 35 vjeçar plagoset me armë në Deçan

Mëngjesin e kësaj së mërkure në Deçan plagë nga arma e zjarrit ka pësuar një person i moshës 35 vjeçare. 

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Bëhet fjalë për një plagosje nga arma e zjarrit. Ekipet hetimore të policisë gjenden në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rrethanat nëse është plagosje apo vetëplagosje”, ka thënë Ibraj.

Ai shton se i plagosuri ka marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë