Loading…

Një adoleshent izraelit i vrarë dhe 19 të plagosur në sulmet terroriste në Jerusalem, Hamas dhe terroristët tjerë festojnë

  • 23/11/2022 | 20:31

Një adoleshent izraelit i vrarë dhe 19 të plagosur në sulmet terroriste në Jerusalem, Hamas dhe terroristët tjerë festojnë

Një 16-vjeçar është vrarë, dhe 19 persona tjerë janë plagosur në dy sulme që dyshohet të jenë kryer me bomba në një stacion autobusësh në Jerusalem, ka thënë Policia izraelite.


Shpërthimet kanë ndodhur në dy zona me shume qarkullim, në kohën kur njerëzit janë nisur për të shkuar në punë.

Mediat izraelite kanë thënë se adoleshenti që ka vdekur ka qenë me shtetësi izraelito-kanadeze.

Ministria izraelite për Siguri të Brendshme ka thënë në njërin prej lokacioneve se sulmi ka qenë “i llojit që nuk e kemi parë për kohë të gjatë”.

Ky mjet shpërthyes ishte i mbushur me thumba dhe gozhda për të vrarë e plagosur sa më shumë kalimtarë. Kjo metodë ishte metodë e zakonshme e operimit të organizatave terroriste palestineze posaçërisht gjatë intifadës së dytë.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë grupet palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik, kanë përgëzuar kryesit e këtij akti, të cilit i janë referuar si “operacion”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë