Loading…

Një aplikacion indian gjurmon dhe fshin softuerë kinez në telefona

  • 02/06/2020 | 23:28

Një aplikacion indian gjurmon dhe fshin softuerë kinez në telefona

Aplikacioni i zhvilluar në sistemin mobil Android i ndjek aplikacionet me origjinë kineze me qëllim të fshirjes nga telefoni i tyre deri tani ka pasur mbi një milion shkarkime që prej se doli në treg në muajin maj, transmeton Gazeta Metro.


Ky aplikacion i telefonave mobil është dëshmuar i suksesshëm në Indi, ku tensionet me Kinën janë përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjeve në kufirin mes tyre në Himalaje.

Aplikacioni Remove China Apps e ka në listë edhe median e popullarizuar sociale TikTok, që është pronë e kompanisë Bytedance me seli në Pekin.

Ky aplikacion nuk ka mëshirë as për aplikacionin Zoom, që ka selinë në Kaliforni por ishte themeluar nga një sipërmarrës që kishte lindur në Kinë.

Ishin përdoruesit e këtij aplikacioni që i shtuan popullaritetin këtij aplikacioni përmes postimeve në rrjete sociale, në të cilat sugjeronin aplikacione alternative ndaj atyre që i fshinte aplikacioni.

Ka kritikë që e përshkruajnë këtë shërbim si fryrje e ndjenjave anti kineze, që tani është tanimë në ngritje pas shpërthimit të Covid-19 në Wuhan.

Megjithatë, ky aplikacion nuk mund të zbuloj aplikacionet të gatshme që janë instaluar në telefona gjatë prodhimit në Kinë.

Zhvilluesit softuerik në Belluga Whale, një komunitet online për zhvilluesit e aplikacioneve në Kinë, kanë bërë thirrje nga të tjerë që të raportojnë aplikacionin në Google, duke e quajtur atë “një formë të turbullimi të tregut”.

Tensionet mes Indisë e Kinës pasi trupat kineze hynë në territor që konsiderohet si i Indisë janë shtuar. Që prej atëherë kërkesat për bojkot të Kinës janë trend në ngritje në Indi.

Inxhinieri indian Sonam Wangchuk ka postuar një video në YouTube ku sugjeronte që indianët do të duhej të bojkotonin gjithçka kineze, që deri tani ka arritur dy milionë shikime.

Aktori i famshëm indian i Bollywood Milin Soman, njoftoi ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter se e ka fshirë. TikTok.

Deri tani as Google e as TikTok nuk kanë reaguar ndaj lajmit dhe këtij trendi indian./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë