Loading…

Një asistim nga Hoxhaj për Konjufcën në diplomaci: Zyrtarët e lartë takojnë kongresistit Torres së bashku në Washington

  • 29/03/2023 | 12:25

Një asistim nga Hoxhaj për Konjufcën në diplomaci: Zyrtarët e lartë takojnë kongresistit Torres së bashku në Washington

Nuk janë raste të shpeshta kur ndonjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje shihet bashkë me një të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke zhvilluar takime në përbashkëta jashtë Kosovës. Kryekuvendari Glauk Konjufca dhe nënkryetari Enver Hoxhaj kanë takuar kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.


Sigurisht si delegacione të zgjeruara të Kuvendit deputetë nga parti të ndryshme udhëtojnë shpesh jashtë vendit, por kësaj here në SHBA Konjufcën po e shoqëron edhe nënkryetari Hoxhaj.

Kryearparlmentari Glauk Konjufca dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj kanë takuar bashkë me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Për këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, si dhe ka shkruar vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

VV-ja dhe PDK-ja për vite me radhë janë konfrontuar politikisht, poqë konfrontimet shpesh tejkalonin gjuhën parlamentare dhe shkonin në drejtim të përleshjeve fizike.

Megjithatë, tashmë është e mundshme që një tryezë të ketë vend për dy zyrtarë të dy partive rivale politike në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë