Një asteroid me madhë të një ndërtesë dhjetëkatëshe do të kalojë sot pranë Tokës në gjysmën e largësisë nga Hëna, transmeton Gazeta Metro.
NASA ka tërhequr vërejtjen se asteroidi 2019 GC6 do të kalojë të enjten rreth 219.000 kilometra larg Tokës dhe kështu ta shmangë përplasjen shkatrrimtare. Megjithatë, “Independent” shkruan se NASA tërhëeq vërejtjen se asteroidi mund të paraqesë rrezik edhe më tej në të ardhmen.
Pasi që është zbuluar më 9 prill, shkencëtarët e NASA-s e kanë vënë atë në listën e asteroidëve të cilët paraqesin rrezik për përplasje me Tokën në 100 vitet e ardhshme. Vështirë është të parashikohet rruga e tij e sakyë, por afër Tokës duhet të kalojë në vitet 2034, 2041 dhe 2048.
Ndonëse shumica e asteroidëve digjen para se të bijnë në Tokë, NASA vë në dukje se megjithatë çdo dhjet vite një asteroid më i madh përplaset me Tokën./gazetametro.net