Loading…

Një autobus përfshihet nga flakët në Turqi, 8 të vdekur

  • 31/05/2026 | 14:24

Një autobus përfshihet nga flakët në Turqi, 8 të vdekur

Tetë persona, përfshirë një foshnje 9-muajshe, kanë mbetur të vdekur dhe rreth 33 të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përplas dhe më pas u përfshi nga flakët në Turqi.


Aksidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes në provincën Denizli, kur autobusi i kompanisë “Pamukkale Tourism” është përplasur me barrierat e autostradës rreth orës 1:40 sipas kohës lokale.

Sipas AP, autobusi po udhëtonte nga Izmiri drejt qytetit bregdetar Antalia dhe në bord ndodheshin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit.

Midis viktimave janë shoferi 50-vjeçar dhe babai i foshnjës, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se numri i të lënduarve është rreth 33 persona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë