Loading…

Një bankë dërgoi gabimisht 155 milionë euro në llogari të 75 mijë klientëve

  • 30/12/2021 | 21:24

Një bankë dërgoi gabimisht 155 milionë euro në llogari të 75 mijë klientëve

Santander Bank me bazë në Boston dërgoi gabimisht 155 milionë euro në 75 mijë llogari, duke habitur mbajtësit e tyre që nuk dinin identitetin e bamirësit në mëngjesin e Krishtlindjes.


Tani punonjësit në bankë po tentojnë t’i kthejnë paratë, gjë që vështirësohet nga fakti se një pjesë e madhe e transaksioneve janë bërë në llogaritë e bankave të tjera. Ndodhi një gabim kur pagesat nga 2000 llogari biznesi u postuan dy herë, raportojnë mediat amerikane.

Në deklaratën e bankës thuhet se janë duke u zhvilluar bisedime me bankat që marrin këto pagesa – Berkeley Bank, HSBC, Netvest, Cooperative Bank dhe Virgin Mani Bank. Këto banka kanë deklaruar se do të “përpiqen të kthejnë paratë nga llogaritë e klientëve të tyre”.

Megjithatë, nuk dihet se si do të veprojnë bankat në rast se përdoruesit e tyre i kanë shpenzuar tashmë paratë, sepse kthimi mund të çojë në një deficit të paligjshëm në llogari. Santander Bank la të kuptohet se mund ta kapërcejë problemin duke i detyruar punonjësit e saj të kontaktojnë drejtpërdrejt njerëzit në mënyrë që të kthejnë paratë që u janë paguar gabimisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë