Një burrë është gjendur pa shenja jete në Klinë, vdekja e tij është duke u hetuar, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është shtetas i Shqipërisë, dhe i njëjti është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Klinë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore
“HETIM I VDEKJES: Klinë 25.05.2022 – 10:00. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net