Loading…

Një burrë rrëmben një tjetër në Prizren, i kishte borxh para për narkotikë

  • 19/02/2017 | 13:44

Një burrë rrëmben një tjetër në Prizren, i kishte borxh para për narkotikë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar se dje në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti, dyshohet për shkak të një borxhi prej 1500 €-pagesë për substanca narkotike, ka rrëmbyer viktimën mashkull K-Shqiptar (i dyshuar në nje rast tjetër) duke e futur në veturë, por viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin.

Viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuana, njofton Policia e Kosovës, raporton gazetametro.net

Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e DHTN-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë