Loading…

‘Një dashuri vere’: Dua Lipa ndahet nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras

  • 03/12/2023 | 13:02

‘Një dashuri vere’: Dua Lipa ndahet nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori francez, Romain Gavras, për t’u përqendruar në muzikë, raporton The Sun.


Dua Lipa u shfaq për herë të parë me regjisorin me origjinë greke Romain Gavras në tapetin e kuq në maj. Por dyshja kanë ndarë rrugët.

The Sun tregoi për herë të parë në shkurt se Dua, e cila aktualisht ndodhet në Nju Jork, po takohej me ish-in e Rita Orës, Romain. Çifti u kap duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.

Por përpara daljes së albumit të saj të tretë, Dua është e gjitha e përkushtuar ndaj punës.

Një burim i brendshëm tha: “Dua dhe Romain kanë ndarë rrugët pas një vere dashurie”.

“Asaj i rrah zemra kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund marrëdhënies përpara se gjërat të përkeqësoheshin”.

“Romain e konsideronte Duan si punëtore, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”.

Kjo vjen pasi ylli britanik, e cila më parë ishte në lidhje me modelin amerikan Anëar Hadid, është gati të vërë në qendër të vëmendjes temën e albumit të saj të ri. /Express

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë