Loading…

Aida Dërguti i shkroi ITU’së: Të mos i jepet kodi Kosovës

  • 09/02/2017 | 11:33

Aida Dërguti i shkroi ITU’së: Të mos i jepet kodi Kosovës

E plotësuar:

11:44 – Akuza e ministres për Dialog, Edita Tahiri, se dikush nga deputetët e VV’së i ka shkruar ITU’së ku ka kërkuar që të mos i jepet kodi telefonik, është zbuluar shpejt.

Gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, u mësua se ishte deputetja Aida Dërguti, ajo që i shkroi ITU’së për të kërkuar që Kosovës të mos i jepet kodi telefonik.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Aida Dërgutit, ku këto fjalë i ka quajtur dezinformata.
‘Jeni mësu ju me dëzinformu. Unë kam qenë ajo, unë e kam përkthyer letrën. Por nuk është ashtu sic ju po thoni’

Ndërkohë, Edita Tahiri iu përgjigj, duke thënë se deputetja Dërguti u vetëzbulua.
‘U vetëzbuluat, e ke keqpërdorur logon e Kuvendit, pasi je nënshkruar si nënkryetare e Kuvendit. E keni shkelur rregulloren”, i është përgjigjur ministrja Tahiri.

 



Një deputet i VV’së i kërkoi ITU’së të mos i jepet kodi Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, duke folur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me kodin shtetëror të Kosovës si përgjigje ndaj një pyetje të një deputeti, ka thënë se ka dëputetë në Kuvendin e Kosovës që kanë kërkuar nga ITU’ja që të mos ia jap kodin +383 Kosovës.

Tahiri tha se kjo është bërë me llogon zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

“Ka pasur deputetë nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me llogon zyrtare të Kuvendit ju kanë drejtuar ITU’së që Kosovës të mos ia japin Kosovës. Një deputet i ka shkruar atyre që Kosovës të mos ia japin kodin shtetëror Kosovës”, është shprehur Tahiri./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë