Loading…

Një ditë pasi paralajmëroi nisjen e hetimeve për gylenistët, Lumezi ftohet në Zyren e Presidentit

  • 03/04/2018 | 12:52

Një ditë pasi paralajmëroi nisjen e hetimeve për gylenistët, Lumezi ftohet në Zyren e Presidentit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin thotë se ka biseduar për “rastet e liberalizimit të vizave”.


Ai ka mohuar se arsye e takimit ka qenë çështja e deportimit të gjashtë shtetasve turq, raporton KTV.

Lumezi nuk ka pranuar të komentojë lidhur me një hetim të mundshëm ndaj presidentit dhe personave të përfshirë në këtë rast.

“Ne së pari duhet të kemi informacione të sakta se cili ka qenë vlerësimi i AKI’së. Tani për tani, nuk e kemi asnjë informacion nga AKI se ata persona e rrezikojnë sigurinë shtetërore. E nëse ata persona e rrezikojnë sigurinë shtetërore atëherë ata sigurisht që është deshtë që ta njoftojnë edhe kryeprokurorin e shtetit dhe me fillu ndjekjen penale në Republikën e Kosovës”, ka thënë një ditë më parë Lumezi për hetimin e deportimit të 6 turqve.

Ndërkohë, që presidenti Thaçi ishte i vetmi zyrtar i lartë shtetëror i cili e mbrojti deportimin e 6 shtetasve drejt Turqisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë