Loading…

Një ditë pune e Njësisë për kontroll të autostradave: Policia tregon se çfarë ndodh kur nuk respektohet urdhri i ndaljes

  • 29/01/2022 | 11:05

Një ditë pune e Njësisë për kontroll të autostradave: Policia tregon se çfarë ndodh kur nuk respektohet urdhri i ndaljes

Policia e Kosovës shpesh has në vozitës të papërgjegjshëm, që përveç që nuk kanë kujdes të shtuar në komunikacion, ata edhe tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.


Zyrtari policor, Petrit Zeneli, gjatë kohës sa ishte në patrullim tregoi për Telegrafin detyrat që i kanë si njësit dhe demonstroi procesin e punës së tyre.

“Detyrë e jona primare është parandalimi i kundërvajtjeve. Bëjmë patrullime, mbajmë pika të kontrollit për identifikimin e kundërvajtjeve. Por, në rast se ka kundërvajtje, i shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje të cilën e ka kryer pala. Kohëve të fundit nuk ka shumë raste të tilla”, tha Zeneli.

Gjatë kohës sa ekipi i gazetës po qëndronte në autostradën “Ibrahim Rugova”, patrulla policore e përbërë nga zyrtarët Ekrem Gjekaj dhe Petrit Zeneli ndaluan disa vetura.

Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar në këtë zonë, disa vozitësve u shqiptuan gjoba, e kishte nga ata që edhe u vendosën pikët negative në patent shofer.

Zyrtarët policor përballen edhe me persona të cilët nuk e zbatojnë urdhrin e ndaljes.

Polici, Petrit Zeneli ka shpjeguar se çka ndodh në rastet kur ndonjë vozitës tenton t’i ikë patrullës së policisë.

“Ka edhe raste të tilla, janë shumë ta rralla, por ka raste. Atëherë nëse nuk ndalet e informojmë qendrën operative, ajo i informon patrullat tjera, cilado patrollë që e has e ndalon edhe i shqipton fletëparaqitjen për kundërvajtjen që e ka bërë, edhe një tjetër për kundërvajtje që nuk është ndalë”, tha Zeneli.

Polici Zeneli foli edhe për rastet e aksidenteve, ku tha se ka më shumë gjatë stinës së verës sesa dimrit.

“Kohëve të fundit nuk ka shumë kundërvajtje. Aksidente ka më shumë gjatë verës për shkak që vijnë edhe bashkatdhetarët, ka qarkullim më të madh të automjeteve, edhe ka aksidente më shumë, kurse dimrit ka shumë më pak”, u shpreh ai.

Zeneli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë shenjat e trafikut dhe rregullat e komunikacionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë