Loading…
Një dokumentar për Schumacher, në Festivalin e Kanës
  • 13/05/2019 | 08:41

Një dokumentar për Schumacher, në Festivalin e Kanës

Më 5 janar të vitit të ardhshëm, në Zvicër dhe Gjermani do të shfaqet dokumentari dedikuar legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher.


Ai titullohet thjesht “Schumacher”, ndërsa traileri do të prezantohet në edicionin e radhës të Festivalit të Kanës (Cannes Film Festival).

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, vet bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna do të flasë për herë të parë në këtë film dokumentar, për legjendën e Formulës 1 dhe jetën përkrah tij.

Po kështu, në të do të jenë edhe intervistat e fëmijëve të çiftit, Mick Schumacher, që aktualisht garon në Botërorin e Formulës 2, dhe vajza Gina; babai i Michael Schumacher, Rolf, dhe shumë shokë skuadre e rivalë, me të cilët ish-piloti ka garuar në karrierën e tij.

Për këtë dokumentar, që del në vitin e 50-vjetorit të lindjes së Schumacherit dhe të 25-vjetorit të fitores së tij të parë në Formulën 1, familja Shumacher ka vënë në dispozicion video të arkivit privat, që nuk kanë dalë në dritë asnjëherë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë