Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kanosjes me armë dhe vjedhje në tentativë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Dje ankuesja femër kosovare ka informuar se përderisa ishte në banesë, një person kishte tentuar të hap me forcë derën e banesës, mirëpo pasi ka vërejtur ankuesen, ka nxjerr një pistoletë dhe ka kërcënuar ankuesen.
Pas marrjes së veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar.
Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi të ndryshme të cilat janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale si dhe një sasi e narkotikëve marihuanë me peshë prej 13.4 gram.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /gazetametro.net