Një fletëvotim i zgjedhjeve të djeshme të mbajtura në Maqedoni është fotografuar dhe është bërë publik në rrjetet sociale.
E veçanta e këtij fletëvtoimi është se në rreshtin e BDI’së janqë shkruar emrat e Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, shkruan gazetametro.net
Nuk dihet se kush fshihet prapa kësaj fotografie të bërë publike nga ‘’Kumanova Sot’’.
Përndryshe, shqiptarët Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj mbetën të vravë në përleshjen e Kumanovës, në Maj të vitit 2015, dhe ende nuk është qartësuar vdekja e tyre nga autoritetet maqedonase./gazetametro.net