Loading…

Një grua i harroi 18 mijë euro në taksin për Fushë Kosovë, policia ia gjen të murosura

  • 30/09/2022 | 22:57

Një grua i harroi 18 mijë euro në taksin për Fushë Kosovë, policia ia gjen të murosura

Sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.


Rasti është raportuar me datën 21.09.2022,  pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë

Ka qenë puna e hetuesve policorë ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij.

Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo, të murosura janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash (rreth 27000 euro).

Personi i dyshuar, A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që, konform procedurave, palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë