Goli i parë i shënuar mbrëmë nga Portugalia në ndeshjen ndaj Uruguait hapi polemika të mëdha nëse duhej t’i pranohej Bruno Fernandes apo Cristiano Ronaldo. Ndërsa, tani është publikuar edhe momenti i sulmuesit kur kupton se i është llogaritur mesfushorit të Man United, transmeton Gazeta Metro.
Siç shihet portugezi fillimisht u gëzua pasi që u duk se golin e kishte shënuar fituesi i pesë herë të Topit të Artë.
Por, pas disa minutave vendimi u ndryshua, me ç’rast ai u zemërua sepse goli ju llogarit Bruno Fernandes.
Funny sequence 😂😂
The referee confirmed Cristiano Ronaldo that he scored the goal and he celebrates 🎉
Then the screen shows Bruno Fernandes 🖥
F ✊😔 pic.twitter.com/5w1T9U7L4Z
— Argies Football 🇦🇷 (@ArgiesFootball) November 28, 2022
Rreth kësaj çështje me një komunikatë ka reaguar edhe kompania e famshme ‘Adidas’. Në deklaratën e tyre thuhej se Ronaldo nuk kishte pasur asnjë kontakt me topin në golin e parë.
”Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e topit të lidhur të vendosur në topin e ndeshjes zyrtare të adidas Al Rihla, ne jemi në gjendje të tregojmë përfundimisht nuk kishte asnjë kontakt me topin nga Cristiano Ronaldo për golin e parë në lojë”.
“Sensori IMU 500 Hz brenda topit na lejon të jemi shumë të saktë në analizën tonë”, u tha në njoftimin e tyre.
Ndryshe, Portugalia shënoi fitore me rezultat 2-0, ku edhe golin e dytë përmes penalltisë e realizoi Bruno Fernandes. /gazetametro.net