Loading…

Një i arrestuar në rastin e patentë shoferëve: Zyrtar i AAK’së e drejtor i QKMF’së në Obiliq

  • 07/07/2019 | 19:53

Një i arrestuar në rastin e patentë shoferëve: Zyrtar i AAK’së e drejtor i QKMF’së në Obiliq

Edhe një zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është duke u dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bëhet fjalë për Haki Jasharin, i cili njëherësh është edhe drejtori i Qendrës kryesore familjare në Obiliq, komunë kjo e udhëhequr nga Xhafer Gashi i AAK-së.

Këtë, për Kohavisionin e ka konfirmuar edhe nënkryetari i kësaj komune.

Duke folur për masat që do të ndërmerren ndaj Jasharit, Mjekiqi ka thënë se i njëjti nuk do të amnistohet dhe se do të veprohet në përputhje me ligjin.

Derisa Jashari dhe të arrestuarit e tjerë ndodheshin në gjykatë, punëtorët e kësaj qendre të mjekësisë familjare, kanë thënë se i njëjti është në pushim dhe se do të kthehet në punë të hënën.

Sipas Prokurorisë, në mesin e të arrestuarve, përveç tre mjekëve, ka edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, ndër të cilët edhe djali i dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se Haki Jashari është në mesin e personave ndaj të cilëve prokuroria u tërhoq në kërkesën për paraburgim, derisa gjykata do të vendos brenda 48 orëve për masën ndaj 23 të dyshuarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë