Goditja me makinë është bërë shkak i vdekjes së një të riu shqiptar në Itali. Viktima është 29-vjeçari Bujar Krasnaj, i cili u shtyp në një tunel të autostradës Torino – Frejus.
Bëhet e ditur se Krasnaj ishte punëtor i “Ok gol” që merrej mbarëvajtjen e autostradës, dhe në momentin kur ai u godit për vdekje, ishte në orarin e punës.
Ai ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital. Shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor.