Loading…

Një i ri theret me thikë në mitingun zgjedhor të Listës Serbe

  • 09/06/2017 | 16:48

Një i ri theret me thikë në mitingun zgjedhor të Listës Serbe

Një djalë i ri është therur me thikë në mitingun që sot është mbajtur në veri të Mitrovicës.


Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se i theruri është Nikolla Kovaqeviq i lindur në  vitin 1993 nga fshati Koritisht i Gjilanit.

Therja e djaloshit ka ndodhur gjatë mitingut zgjedhor të Listës Serbe që sot e ka mbajtur edhe mitingun e fundit për fushatë zgjedhore.

Policia në veri e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se i riu është therur me thikë në shputën e këmbës.

“I theruri është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe pritet që më vonë të merret në pyetje nga Policia”, tha për KosovaPress zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë në veriun e Mitrovicës Besim Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë