Loading…

Një i vdekur, 11 raste të reja me COVID-19 dhe 109 të shëruar

  • 10/06/2021 | 14:52

Një i vdekur, 11 raste të reja me COVID-19 dhe 109 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.660 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.544 raste nga 636,591 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,248 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,563 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë, Lipjan, Prizren, Gllogoc, Gjilan, Mitrovicë./gazetametro.net

KËTU KENI RAPORTIN E PLOTË

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë