Loading…

Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19

  • 04/06/2021 | 15:04

Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,295 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive, shkruan Gazeta Metro.


IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Malisheva, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,244.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,711 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 1,659. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë