Vetëm në vitin 2016 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka evidentuar dhjetë të prekur me HIV/AIDS, njëri prej tyre me fatalitet.
Këto të dhëna u publikuan gjatë një takimi të sotëm në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës, 1 dhjetori.
Kjo ditë u shënua me lansimin e aktivitetit ‘Duart Lartë për Parandalimin e HIV-it’.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se Kosova është vendi me numrin më të vogël të të prekurve me HIV/AIDS.
Se Kosova është vendi me më pak të prekur nga HIV/AIDS, e tha edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Për Sadikun kjo nuk është arsye që të mos punohet më shumë në parandalimin dhe vetëdijesimin e njerëzve ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Ndërsa si problem në Kosovë del të jetë mungesa e diagnostikimit me këto sëmundje./gazetametro.net