Loading…

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident i rëndë në Shqipëri

  • 02/09/2026 | 10:36

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident i rëndë në Shqipëri

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë–Rinas, pranë Urës së Gjolës, në zonën e Tiranës.


Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, shkruan vizionplus.tv..

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë