Një person ka vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 780 raste të reja.
Dje janë shëruar 1.562 qytetarë, ndërkaq janë dhënë 58 doza të vaksinës anti-Covid.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 7.221.