Loading…
Një i vdekur dhe tre të plagosur në Australi
  • 14/04/2019 | 19:51

Një i vdekur dhe tre të plagosur në Australi

Një shkëmbim me armë zjarri nga një makinë jashtë një klubi nate në Australi, ka lënë të vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur.

Plumbat goditën tre roje të sigurisë dhe një person tjetër, transmeton Klan Kosova.

Policia ka konfirmuar se një mashkull i moshës 37 vjeçare u vra. Ai besohet të ketë qenë njëri nga rojet e sigurisë së klubit. Dy burra të moshës 29 dhe 50 vjeç u plagosën në sulm, ndërsa një burrë i moshës 28, thuhet se është në gjendje kritike.

Ende nuk ka të arrestuar, përveç se policia po heton një makinë të tipit Porsche i zi që shihej duke dalë nga zona e që lidhet me të shtënat. Mjeti u gjet më vonë i djegur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë