Loading…

‘Një Kafe si Flutur’: Fillon fushata sensibilizuese kundër COVID-19 në Kosovë

  • 26/03/2020 | 21:41

‘Një Kafe si Flutur’: Fillon fushata sensibilizuese kundër COVID-19 në Kosovë

Ka filluar fushata sensibilizuese kundër koronavirus COVID-19, në Kosovë, e titulluar ‘Një Kafe si Flutur’. Kjo fushatë ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme si dhe shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët kundë koronavirus, shkruan Gazeta Metro. 


Kjo fushatë ka për qëllim që të mbledh fonde, ku me një sms në VALA në numrin 55049, ju mund të dhuroni një euro ose më shumë se 1 euro duke dërguar më shumë SMS disa her, ose dhuruar online në platformën GlobalGiving në këtë link: http://goto.gg/45835

Fondet e mbledhura do të përdoren për t’i siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme të cilat janë identifikuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore.

Fondet e mbledhura në kuadër të fushatës NJË KAFE SI FLUTUR do të menaxhohen nga organizata joqeveritare “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mënyrë transparente ku secili donator do të mund të ketë qasje në informata se ku dhe si janë shpenzuar këto fonde përmes informimit online, duke përcjellur faqen në ndonjë nga rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter ose Linkedin.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Një Kafe si Flutur. /gazetametro.net

KOMUNIKATË PËR MEDIANJË KAFE SI FLUTUR – fushata sensibilizuese kundër COVID-19NJË KAFE SI FLUTUR është fushatë…

Posted by Një Kafe si Flutur on Tuesday, 24 March 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë