Loading…

Një këshillë e rëndësishme për të gjithë ata që ju përzihet kur udhëtojnë me makinë

  • 29/10/2021 | 22:19

Një këshillë e rëndësishme për të gjithë ata që ju përzihet kur udhëtojnë me makinë

Ju mund të jeni nga ata që i adhuroni xhirot e gjata me makinë, aq më tepër kur jeni pasagjer, por ka gjithmonë diçka që s’ju lë ta shijoni siç do të donit. Ju përzihet stomaku! 


Ndjesia e përzierjes së stomakut apo në rastin më të keq të të vjellës gjatë një udhëtimi me makinë, është një nga kleçkat më të mërzitshme të organizmit njerëzor. Por ndonëse shumë prej jush mund ta kenë provuar këtë ndjesi, të paktën mund të jenë ata që e dinë nga çfarë shkaktohet dhe sipas neuroshkëncëtarëve, është i gjithë faji i “trurit tonë idiot”. Siç shpjegojnë ata është puna e talamusit që të interpretojë të gjithë sinjalet që trupi i dërgon.

Zakonisht, kur jemi në lëvizje edhe muskujt janë në lëvizje, sytë vështrojnë distancën që përshkojmë dhe nëse nuk e dini ende, mbështetemi edhe tek sensorët e balancës në veshin e brendshëm. Këto janë tuba të vegjël të mbushur me lëng dhe lëvizjet në këtë lëng na tregojnë se ku po shkojmë. Falë këtyre tubave ne mund të kuptojmë nëse jemi me kokë poshtë apo nëse jemi me shumë shpejtësi, duke qenë se ky lëng i bindet ligjeve të fizikës.

Por kur jemi në makinë, talamusi merr sinjale të ngatërruara. Muskujt janë në qetësi ndërkohë që sytë e shikojnë se jeni në lëvizje. Dhe pastaj është edhe lëngu në veshin e brendshëm, që tundet në tubat e vegjël sepse në fakt jemi duke lëvizur. Të gjitha këto sinjale së bashku nuk mund të jenë korrekte (për talamusin) dhe e vemja gjë që shkakton këto sinjale të ngatërruara, është helmimi. Dhe për të eleminuar helmimin e mundshëm, gjëja e parë që bën truri ynë është që të nxitë të vjellën.

Prandaj kur udhëtoni, është e sugjerueshme që të shihni rrugën në vend që të fokusoheni në diçka të palëvizshme si libri apo celulari, pasi në këtë mënyrë, i bëni trurit të kuptojë që realisht jeni në lëvizje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë