Loading…

‘Një konflikt i ri Kosovë -Serbi’: Ja çfarë thotë ambasadori amerikan në Serbi

  • 11/08/2022 | 14:46

‘Një konflikt i ri Kosovë -Serbi’: Ja çfarë thotë ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për një konflikt të mundshëm në shtator kur edhe pritet të vendosen masat e reciprocitetit për targat edhe dokumentet serbe, transmeton Gazeta Metro.


Gjuha e ashpërsuar e liderëve politik sidomos atyre në Serbi, si dhe sulmet me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës, kanë shkaktuar mjaftë shqetësime tek qytetarët e thjeshtë të cilët kanë pyetur se a mund të ketë shpërthim të ndonjë konflikti të ri me 1 shtator?

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, ambasadori Hill tha se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, të cilët kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE’ja në dialog, duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve kontestuese dhe shtoi se sinqerisht mendon se ka një mundësi më të madhe për progres real në dialog sesa për një konflikt të ri me 1 shtator.

Hill e tha këtë  përgjigje në pyetjen e bërë në Twitter dhe Facebook nga qytetarët, të cilët pyesnin nëse ekzistonte mundësia e një konflikti të ri në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë më 1 shtator ku edhe pritet të vendoset reciprociteti në targa dhe dokumente serbe, pasi që ishte shtyrë  pas kërkesës së SHBA’së, për shkak të situatës së tensionuar në veri nga strukturat paralele serbe

Duhet theksuar se edhe kryeministri Kurti, për gazeta të huaja ka thënë të kundërtën e ambasadorit Hill, ai ka theksuar se mund të ketë konflikt të ri.

Kur Kurti u pyet nga ‘La Repubblica’ se sa i lartë është rreziku për një konflikt të ri?

Ai tha se “nuk do të thoja shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci që jemi në kufi me një autokraci”.

“Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë