Loading…
Një lagje në Prishtinë pa rrymë që nga ora 11:00
  • 24/04/2019 | 22:45

Një lagje në Prishtinë pa rrymë që nga ora 11:00

Që nga ora 11:00 rruga Agim Çela në lagjen Kalabria në Prishtinë është pa rrymë, transmeton Gazta Metro.

Kështu ka bërë të ditur një qytetare që ka dashur të mbetë anonime.

“Që nga ora 11:00 jemi pa rrymë në rrugën Agim Çela në lagjen Kalabria, përballë shkollës ‘7 Marsi’”, ka thënë ajo.

Sipas saj kjo ka ndodhur për shkak të se një qytetar ka penguar punimet në rrugën e tij. E sipas saj kjo lidhet me futjen e sistemit të rrymës nën tokë.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se disa qytetarë të pandërgjegjshëm kanë nxjerrë pengesa të mëdha.

“KEDS-i është i përkushtuar që të ofrojë shërbime sa më kualitative për të gjithë konsumatorët. Si rrjedhojë edhe duke investuar në shumë pjesë të vendit, duke përfshirë edhe lokalitetin që iu apostrofohemi. Por, fatkeqësisht disa qytetarë të pandërgjegjshëm kanë nxjerrë pengesa të mëdha, duke pamundësuar kryerjen e këtij misioni”, ka thënë Buzhala.

Ai tutje shton se, “furnizimi me energji elektrike është e mirë e përbashkët, por edhe përgjegjësi e të gjithëve që janë kooperativë në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë benifite sa më të mëdha dhe më kualitative”.

Bushala thotë se këto pengesa vetëm sa po e vonojnë rinimin e rrjetit elektrik.

“Presim që edhe ata që e bëjnë të kundërtën të reflektojnë në mënyrë që të mos na pengojnë apo pamundësojnë që në të përmirësojmë shërbimet në rrjetin e trashëguar në gjendje të rëndë. Ne nuk do të ndalemi për pengesat e tilla, vetëm sa po e vonojnë rinimin e rrjetit elektrik”, ka thënë Buzhala. /gazetamotro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë