Loading…
Një lajm i mirë Kombëtaren: FIFA jep lejen Ibrahim Dresheviqit për të paraqitur për Kosovën
  • 23/08/2019 | 17:23

Një lajm i mirë Kombëtaren: FIFA jep lejen Ibrahim Dresheviqit për të paraqitur për Kosovën

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA’s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e konfirmoi Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai shtoi se meritë të veçantë kanë edhe institucionet e shtetërore për punën e shpejtë rreth përgatitjes së dokumentacionit të duhur ashtu që u mundësua që procesi të përfundojë me kohë.

Tani Ibrahim Dresheviq do të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit të kombëtares së Kosovës dhe do të lehtësoj paksa problemet me lëndime të kohëve të fundit për Përzgjedhësin Bernard Challandes.

Kosova pret Çekinë në Prishtinë dhe pas saj viziton Anglinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë