Loading…

Një lajm i mirë për Kosovën në politikën e jashtme

  • 01/02/2017 | 16:25

Një lajm i mirë për Kosovën në politikën e jashtme

Është ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili lajmëron se Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në organizatën Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare në samitin që po mbahet në Katar.


Kjo sipas ministrit për Punë të Jashtme është lajm i mirë për Kosovën.

“Ky anëtarësim është rezultat i punës dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm që të bëhemi anëtari më i ri kësaj organizate”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ai, përmes këtij publikimi ka falënderuar shtetet anëtare dhe vendet mike të cilat kanë votuar dhe përkrahur Kosovën./gazetametro.net

egmont-group

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë