Loading…

Një libër mbi arsimin shqip në Suedi, nga autori Hysen Ibrahimi

  • 03/05/2017 | 16:40

Një libër mbi arsimin shqip në Suedi, nga autori Hysen Ibrahimi

Doli nga shtypi libri i titulluar ”Vepra 2, Arsimi shqip në Suedi” i autorit Hysen Ibrahimi.


Autori Hysen Ibrahimi ka qenë i përpiktë dhe ambicioz në grumbullimin e të gjitha dokumenteve faktografike që përmbledhin angazhimin, aktivitetin e LASH-it, të këshillave prindëror, të kryesisë dhe kryetarit prof.Bedri Paci që me përkushtim dhe vetmohim të plotë u përkujdesen, që gjuha shqipe dhe kultura të lulëzojë në majat më të larta të edukimit të brezit të ri që nga represaljet e okupatorit serb ishin detyruar me familjet e tyre të kërkojnë strehim në Suedi.

Duke bërë një rrëfim nga shkolla e parë e vetme shqipe, nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta, e duke vazhduar me rrëfimin në fundin e viteve të  shtatëdhjeta, përseri hapja e ndonjë shkolle shqipe në vise të tjera të Suedisë. E duke vazhduar me rrëfimet e mëtejshme.

Në mënyrë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse me një asociacion qendror për tërë Suedinë,u bë realitet nga mësimdhënës dhe intelektualë të të gjitha trojeve shqiptare që jetonin dhe vepronin në këtë vend skandinav. Që një domosdoshmëri, nga që një numër masiv, të themi një armatë e tërë nxënësish me familjet e tyre, nga represaljet, dhuna dhe  gjenocidi brutal nga makineria kriminale ushtarake serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë, bëri që të shpërngulen pasivisht,  një pjesë dërmuese u deturuan të kërkojnë strehim në Suedi.

Ky libër i pasuruar nga dokumentacioni i autorit Hysen Ibrahimi, pjesën dërmuese e mori nga Prof.Bedri Paci, e ka ndërlidhur bukur me punën e Këshillave prindëror,mësimdhënsve dhe gjithë atyre bashkëatdhetarëve që dhanë një kontribut vullnetar, që fëmijët shqiptarë mos të humbin gjuhën dhe kulturën e tyre këtu në Suedinëe largët. Këtë punë të shenjtë për kombin e bën me shumë dashuri dhe vullnet, pa as një kompensim, por me një vetëmohim të flaktë dhe punë të organizuar dhe të pa lodhur, e bënë në çdo cep të Suedisë. Ku dha dhe rezulatet dhe sukseset më të mira.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë