Loading…
Një luftëtar i MMA përleshet në rrugë: I lë pa ndjenja dy persona
  • 14/08/2019 | 14:51

Një luftëtar i MMA përleshet në rrugë: I lë pa ndjenja dy persona

3 burra u panë duke u përfshirë në një zënkë në qytetin turistik Mesdhetar të Ayia Napa,njëri nga ta profesionist në artet marciale, shkruan Gazeta Metro


Lufta u kap nga kamerë e një lokali i cili thoshte se duke i parë njërëzit të cilët kishin ardhur në një festë ( party) duke u rrahur me grushte ishte ngjarja e natës në qytetin turistik në Qipro.

Videoja e grindjes së dhunshme tregon se njëri prej burrave zemërohet aq shumë dhe filon duke i goditur dy burrat e tjerë dhe duke goditur një njeri krejtësisht të panjohur e të pafajshëm. Burri, i cili dëshmitarët pretendoi se ishte një luftëtar MMA(mixed martial arts-arti i marcialeve të përziera) ishte në një debat me dy të rinj të tjerë, kur gjërat filluan të përshkallëzojnë shpejt.

Pamjet tregojnë se njeriu, i cili është me trup më të shkurtër se dy burrat e tjerë, në fillim është i qetë.Por në një çast të papritur të tërbimit, luftëtari shihet duke hequr këmishën e tij para se të hynte mes dy burrave.

Ai arrin të japë një shuplakë në fytyrat e tyre pak kohë para se të japë një grusht të madh te një nga burrat. Forca e grushtit të tij e bën që njeriu i veshur me një bluzë të bardhë të bie në dysheme dhe pastaj nis të dal gjak nga hunda e tij.

Pasi që e përfundon rrahjen me njërin kthehet tek kundërshtari i mbetur.Ai mund të shihet duke e ngritur atë vazhdimisht dhe duke e përplasur atë në dysheme, ndërsa ai gjithashtu jep një seri grushtash te njeriu që përpiqet më kot t’ia kthejë.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë që e kishin parë luftëtarin duke dhënë goditje atë natë që dukeshin ‘’jo reale’’ si në një thes boksi. Lokali që kapi zënkën në kamera dëshironte të mbetej anonim. Por u tha që përleshjet ishin të shpeshta në atë vendpushimin, por kjo ishte në skajin ekstrem.

Videoja e luftës ka grumbulluar më shumë se 492,000 shikime, 5.600 pëlqime dhe 12.100 shpërndarje në Facebook. Policia e Qipros tha që askush nga të përfshirët në përleshje nuk e kishte raportuar incidentin, por tha se ishte në dijeni të një grindje kishte ndodhur dhe po hetonte.”Deri më tani, nuk janë gjetur prova ose dëshmi që mund të lejojnë identifikimin e personave të përfshirë.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë