Është hera e katërt që Kosova bëhet pjesë e fushatës vetëdijësuese mbarëkombëtare “Një Miliard në Këmbë”.
Këtë vit po ngriten në solidaritet kundër shfrytëzimit të grave.
Në Prishtinë aktivitetet do të fillojnë qysh nga ora 11:00 e do të zgjasin deri në orën 13:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në Mitrovicë sheshi “Mehë Uka” do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave, transmeton gazetametro.net.
Më 14 shkurt 2017, në gjithë botën organizohet fushata “One Billion Rising”, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza.
Agjenda për Prishtinë:
11:00 – 11:20 Takimi dhe përgatitja e pjesëmarrësve të marshimit para Teatrit Kombëtar.
11:20 – 11:45 Marshimi nga Teatri Kombëtar drejt sheshit Zahir Pajaziti (amfiteatri).
11:45 – 11:50 Performanca artistike me këngëtarët e përzgjedhur.
11:50 – 12:00 Fjalimi i rastit 12:00 – 12:20 Vallëzimi tradicional i të Rinjëve dhe Komunitetit për Një Miliard në Këmbë