Loading…
Një milion infeksione në ditë nga marrëdhëniet seksuale
  • 10/06/2019 | 20:47

Një milion infeksione në ditë nga marrëdhëniet seksuale

376 milionë raste të reja të infeksioneve të chlamydia, gonorrhea, trichomoniasis dhe syphilis ka përllogaritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Metro.


Ka një rënie në progresin e luftimi të përhapjes së infeksioneve seksualisht të transmetuara dhe kjo është brengosëse sipas OBSH. Ekspertët posaçërisht janë të shqetësuar me shtimin e infeksioneve që i rezistojnë ilaçeve.

OBSH rregullisht vlerëson ndikimin global të infeksioneve të rëndomta seksualisht të transmetuara. I përmbledhë dhe shqyrton publikimet dhe raportet e personelit të tyre në mbarë botën.

Krahasuar me analizën e fundit më 2012, OBSH’ja raporton se nuk ka rënie të ndjeshme në shkallën e transmetimit për këto katër sëmundje apo të tjera.

Me statistikat e raportuara i bie se një në 25 persona në botë ka njërën prej këtyre katër sëmundjeve, e disa prej tyre kanë përjetuar infeksione të përsëritura në të njëjtën kohë.

Grupmosha më e prekur nga këto infeksione raportohet të jetë nga 15-49 vjeç, sipas raporteve të viti 2016. Këto katër infeksione bartën nga parazitë dhe baktere gjatë marrëdhënieve seksuale./gazetametro.net  

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë