Loading…
Një ministër kosovar ‘ngushëllon’ Erdoganin në kohën kur po vuan nga Amerika
  • 20/08/2018 | 15:18

Një ministër kosovar ‘ngushëllon’ Erdoganin në kohën kur po vuan nga Amerika

Ndërkohë që po ka probleme me shtetin më të fortë në botë, Erdogan ka marrë fjalë të mira nga një ministër kosovar.


Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës zyrtare në Ankara, mori pjesë në Kongresin e gjashtë të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai me këtë rast u takua edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re në krye të shtetit turk.

Yagcilar ka falënderuar Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.

Sidoqoftë, Kosova ka marrëdhënie të mira me Turqinë, e cila gjë është konfirmuar kur ia dorëzoi disa ‘gylenistë’. Madje, për këto raporte nuk ka penguar as ‘proamerikanizmi’ i lartë ndër kosovarë.

Ndryshe, Erdogan po përballet me problemet më të mëdha që kur është në pushtet, pasi SHBA ka vendosur sanksione pas ndalimit të priftit amerikan në Turqi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë