Loading…

Një muaj paraburgim për 21 vjeçarin që dhunoi të miturën

  • 28/09/2020 | 15:51

Një muaj paraburgim për 21 vjeçarin që dhunoi të miturën

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. J. për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunim.


I pandehuri ka shfrytëzuar të miturën, duke e dërguar në motele të ndryshme, ku ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë