Loading…

Një muaj paraburgim për pesë të pandehur për posedim armësh e sulm ndaj personit zyrtar

  • 12/11/2021 | 15:23

Një muaj paraburgim për pesë të pandehur për posedim armësh e sulm ndaj personit zyrtar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh pesë të dyshuarve për posedim të paautorizuar të armëve dhe sulm ndaj personit zyrtar.


Të pandehurit me iniciale S.H., M.S., D.M., S.S, dyshohen për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa M.S. është i pandehur për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve  iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. si dhe i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë