Loading…

Një muaj paraburgim për policin e arrestuar në veri, Rade Basara

  • 18/10/2019 | 16:33

Një muaj paraburgim për policin e arrestuar në veri, Rade Basara

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit , Rade Basara, polic i arrestuar në veri, transmeton Gazeta Metro.


Ai akuzohet për vepra penale si pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata thotë se ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kushti kryesor për caktimin e paraburgimit, po ashtu është plotësuar kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Gjithashtu janë përmbushur edhe kriteret nga pika 1.2.2 të nenit 187 par.1 ngase bazuar në rrethanat konkrete të rastit ka arsye për të besuar se i pandehuri R.B po të gjendet në liri do të asgjësoj, fshehë apo ndryshojë ose falsifikoj provat e veprës penale, kjo ngase rrethanat e posaçme tregojnë se i pandehuri do të pengojnë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë