Loading…

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

  • 07/05/2026 | 11:02

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë, transmeton Gazeta Metro.


Prokuroria në aktakuzë ka bërë të ditur se pas daljes nga automjeti, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë një brisk dhe e ka goditur viktimën në anën e majtë të gjoksit, në afërsi të zemrës.

“Viktima është dërguar fillimisht në ambulancën e qytetit dhe më pas drejt Spitalit Rajonal, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës, rreth orës 03:10, kur edhe është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim deri më 4 qershor 2026, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë