Loading…

Një nga shtetet e BE’së s’garanton se do ta njohë Kosovën edhe nëse nënshkruhet propozimi europian

  • 07/02/2023 | 15:31

Një nga shtetet e BE’së s’garanton se do ta njohë Kosovën edhe nëse nënshkruhet propozimi europian

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu tha se vendi i tij mban qëndrim parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.


Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Qiproja e mbështet nënshkrimin e propozimit franko-gjerman, Teofilaktu theksoi se është herët të flitet për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje.

I pyetur nëse ka mundësi që Qipro ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Serbia e nënshkruan marrëveshjen, ai ka thënë:

“Është mjaft e qartë se Qiproja mban qëndrimin e saj parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Po kështu, Qiproja ka qenë konsekuente në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë.

Ne jemi në përputhje me këtë politikë. Por një gjë është e qartë: së bashku me partnerët nga BE-ja dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në rajon, Qiproja është mjaft e shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në Kosovë”, tha ambasadori qipriot në Beograd.

Ai deklaroi se qëllimi i tyre është “parandalimi i konfliktit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit, si dhe promovimi i mëtutjeshëm i rritjes ekonomike dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”. /Paparaci/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë