Loading…

Një parfum me erën e hapësirës

  • 30/06/2020 | 13:38

Një parfum me erën e hapësirës

Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë ere ka hapësira, një parfum i ri mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje. Një kompani e re ka nxjerrë në shitje një parfum të ri, të quajtur “Eau de Space”, e cila zbret në tokë aromën e hapësirës.


Aroma është përpunuar nga Steve Pearce, një kimist i “Omega Ingredients”, një kompani e përqendruar te krijimi i aromave natyrale dhe përbërësve të ushqimeve dhe pijeve. I kontraktuar nga NASA për të krijuar aromën që në vitin 2008, Pearce arriti ta bënte këtë pas katër vitesh. Ajo u realizua fillimisht për të ndihmuar astronautët që të stërviteshin para se të dilnin në hapësirë.

Peggy Whitson, një astronaut që ka qëndruar edhe në Qendrën Ndërkombëtare Hapësinore në vitin 2002, tha për CNN se aroma e hapësirë ishte “si ajo e një arme nga e cila sapo është qëlluar”. Kompania prodhuese, “Richmond”, zbuloi gjithashtu se ka në plan të nxjerrë edhe një parfum të dytë me aromën e Hënës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë