Loading…

Një person i lënduar në aksident afër kazermës “Adem Jashari”

  • 22/10/2019 | 10:55

Një person i lënduar në aksident afër kazermës “Adem Jashari”

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë