Loading…

Një person në Brezovicë mbetet i varur duke u mbajtur për ski-lift

  • 29/01/2022 | 13:28

Një person në Brezovicë mbetet i varur duke u mbajtur për ski-lift

Një person i cili shihet në një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se ka mbetur në një situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.


Sipas pamjeve, duket se videoja është xhiruar në Brezovicë.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me autoritetet për të parë nëse rasti është raportuar dhe për të marrë më shumë informata, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se tashmë ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica.

Sipas njoftimit të AKP-së, thuhet se më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020.

“Publiku njoftohet se skil-iftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës. Publiku ftohet që për çdo shërbim që pranojnë në këtë ndërmarrje të kërkojnë kuponin fiskal”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë