Policia e Kosovës njofton se një person i dyshuar në Jarinjë ka sulmuar Policinë dhe ka arritur të shmangët arrestimit, shkruan Gazeta Metro.
Ditën e djeshme, në Jarinjë Policia ka tentuar të arrestoj një person që ishte në kërkim, mirëpo ai ka sulmuar zyrtarët policior si dhe i është shmangur atyre.
Ai është larguar në drejtim të pjesës së Serbisë.
SPK Jarinje, 08.12.2022 – 17:40. I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që ti shmangët arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë./gazetmetro.net