Loading…

Një person u gjet i vdekur në një shtëpi të pabanueshme në Prishtinë

  • 27/09/2020 | 23:37

Një person u gjet i vdekur në një shtëpi të pabanueshme në Prishtinë

Të gjitha mjetet e dyshuara mbetën në vendngjarje. Pranë kësaj ulëseje, këtij blloku të betonit e litarëve, në këtë shtëpi në lagjen Kolovica mëngjesin e së dielës u gjet edhe trupi i pajetë i një personi.


Të parët që e panë trupin, ishin ata që banojnë afër këtij objekti.

Viktima dyshohet që është rreth të 60-ave, ndërsa sipas banorëve, ai nuk ishte banor i kësaj zone.

E që nga ardhja e policisë e deri tek largimi i trupit të pajetë, procedurat kishin zgjatur për rreth një orë.

Ndërkohë, rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

E për ta hetuar rastin, Policia e Kosovës, ka marrë në vendngjarje çdo gjë të dyshimtë që mund t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë